Real Madridi me gjasë do të ndjekë strategjinë e presidentit Florentino Perez dhe nuk do të përforcohen aq shumë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Shefi në ‘Santiago Bernabeu’ beson se është e vështirë të përforcohesh me ndonjë blerje kualitative gjatë janarit, por mes krizës së lëndimeve, ata do të sjellin të paktën një talent të ri.
Me David Alaba dhe Eder Militao jashtë fushave, Raul Asencio është bërë pjesë e ekipit të parë gjatë këtyre dy muajve të fundit.
Kjo ka bërë që trajneri Raul Gonzalez të mbetet pa njërin prej lojtarëve kryesor tek Real Madrid Castilla, teksa me lëndime po ballafaqohen edhe Joan Martinez dhe Jacobo Ramon.
🚨⚪️ Real Madrid are set to sign 18 year old centre back Lamini Fati for €100k fee, as @relevo reported.
Deal almost done with Leganés, personal terms also agreed with Fati who’d join the Juvenil A team.
Youth team signing with view on first team future progress. pic.twitter.com/OSrwG5glqd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 16, 2024
Sipas një raportimi nga Relevo, ‘Los Blancos’ janë shumë afër nënshkrimit me qendërmbrojtësin Lamini Fati.
Një mbrojtës që pëlqen të luajë me këmbën e majtë, e i cili ka shkëlqyer për Leganes B veçanërisht në një duel me Castillan verën e kaluar.
Ai ka lënë përshtypje kryesisht për fizikun e tij, aftësinë për të fituar duele dhe për të udhëhequr mbrojtjen.
Shuma për të cilën besohet se transferimi do të kryhet së shpejti është rreth 100 mijë euro./Telegrafi/