Site icon Telegrafi

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë – kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madrid bëri marrëveshjen më të madhe të verës duke sjellë Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germain si i lirë, ndërsa u bashkua edhe Endrick Felipe me të cilin klubi kishte kontratë më parë. Por këta ishin dy nga vetëm katër objektivat për verën.  

Siç shkuruan gazetari Matteo Moretto, Los Blancos konsideruan lëvizjet për Alphonso Davies të Bayern Munich dhe Leny Yoro të Manchester United.  

Real Madridi vendosi se nuk ia vlente të negociohej rreth çmimit që donte Bayern Munich për Davies, duke e ditur se ai mund të merret pas katër muajsh dhe të lidhet me kontratë për të ardhur falas në verë.  

Njëlloj, ata humbën Yoro pas ofertës së Manchester United duke tejkaluar në masë të madhe atë që kishin ofruar kampionët evropian.  

Moretto shpjegon se Los Blancos nuk menduan seriozisht të bënin një lëvizje pas vendimit të Yoros për tu larguar nga radari i tyre dhe për tu nisur në Angli. 

Kjo mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm, pasi Eder Militao, Antonio Rudiger dhe David Alaba, janë lojtarët e vetëm në prapavijë për Carlo Ancelottin.  

Nëse Alaba nuk rikuperohet mirë nga ligamenti i tij i kryqëzuar i përparmë dhe skuadra e tyre nuk ka lojtarë, ata mund t’i drejtohen sërish afatit kalimtar në janar, edhe pse kjo është diçka që ata kanë tentuar ta shmangin vitet e fundit. /Telegrafi/  

Exit mobile version