Mediat raportojnë se Real Madridi ka regjistruar interesimin e tyre për talentin e madh të Bayer Leverkusenit, sulmuesin anësor Leon Bailey.
Mbretërit pritet të bëjnë revolucion në skuadër gjatë verës edhe nëse klubi e fiton trofeun e Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi.
Gjatë muajve të fundit janë përmendur shumë emra si të mundshëm për tu transferuar në Santiago Bernabeu, ndërsa sot listës i është shtuar edhe një.
Është talenti i madh i Leverkusenit, Bailey, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit Los Blancos.
Sipas mediumi ESPN FC, 20-vjeçari është identifikuar nga Mbretërit si zëvendësuesi potencial për Gareth Bale, i cili pritet të largohet në verë.
Sulmuesi nga Xhamajka është i lidhur me një numër të madh të skuadrave evropiane, përfshirë e Bayern Munichun.
Megjithatë, largimi i tij nga Leverkusen nuk do të jetë i lehtë pas ‘Aspirinat’ kërkojnë hiç më pak se 60 milionë euro për shërbimet e tij.
Ndryshe, Bailey ka shënuar 12 gola këtë sezon me skuadrën gjermane dhe mungesa në Ligën e Kampionëve mund t’i detyrojë ta shesin një yll. /Telegrafi/