Real Madridi mund të thyej rekord të ardhurash këtë sezon nga shitja e lojtarëve.
Flitet se klubi mbretëror i ka dhënë vetës një limit prej 160 milionë euro.
Nga Santiago Bernabeu, pritet të largohen Fabio Coentraro, Pepe, James Rodriguez, Alvaro Morata, Diego Llorente dhe Mariano Diaz.
Coentraro mund të kthehet në Portugali te Sporting CP si huazim, ndërsa Pepe është pa kontratë dhe mbeturit nuk do të mund të përfitojnë nga ai.
Los Blancos nuk duan që Morata të largohet nën 90 milionë euro dhe klubin që interesohet më shumë për të është Manchester United.
Një tjetër lojtar që bën para është James Rodriguez. Kolumbiani llogaritet 70 milionë euro.
Llorente mund të largohet drejt Real Sociedadit për 8 milionë euro, ndërsa 5 milionë mund të fitohen nga Mariano Diaz.
Më zbritjen eventuale të ndonjë çmimi, Real Madridi mund të përfitojë rreth 160 milionë euro.
Këto shtije mund të krijojnë një rekord të ri që ishte arritur kur nga klubi ishin larguar Mesut Ozil dhe Gonzalo Higuain.
Atë verë Reali kishte fituar 115.5 milionë euro nga shitjet.
Më parat e fituara nga shitjet e lojtarëve pritet të investohen në dyshen Kylian Mbappe dhe Theo Hernandez. /Telegrafi/