Telegrafi

Real Madridi i kërkon Ramosit ulje page për të mbetur në klub

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se i ka kërkuar kapitenit të tyre, Sergio Ramos, ulje të pagës.

E ardhmja e mbrojtësit spanjoll mbetet ende e paqartë në Santiago Bernabeu, pasi Ramos është në vitin e tij të fundit të kontratës.

Disa herë thuhej se drejtuesit i kanë ofruar rinovimin dhe Ramos ka refuzuar, ndërsa disa herë tjera thuhej që drejtuesit nuk duan ta mbajnë më.

Lexo po ashtu "Real Madridi nuk do ta bëjë gabimin e njëjtë me Ramosin, siç bëri me Ronaldon" - kështu mendon Valdano

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Real Madrid dëshiron që kapiteni i tyre të zvogëlojë pagën në mënyrë që të mbetet në klub.

Raportohet se Florentino Perez dëshiron që Ramos të nënshkruajë një zgjatje të kontratës një-vjeçare me një ulje prej 10 për qind nga paga e tij aktuale.

Lexo po ashtu “Formacioni për të pushtuar Evropën”, 11-shja që PSG synon të ndërtojë rreth Messit, Neymarit dhe Mbappes

Ramos thuhet se dëshiron një marrëveshje dy-vjeçare me të njëjtat paga si kontrata e tij aktuale, por ai është i etur ta mbyll karrierën në Madrid.

Ndryshe, spanjolli është lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain, Juventus dhe Manchester United. /Telegrafi/