Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se i ka kërkuar kapitenit të tyre, Sergio Ramos, ulje të pagës.
E ardhmja e mbrojtësit spanjoll mbetet ende e paqartë në Santiago Bernabeu, pasi Ramos është në vitin e tij të fundit të kontratës.
Disa herë thuhej se drejtuesit i kanë ofruar rinovimin dhe Ramos ka refuzuar, ndërsa disa herë tjera thuhej që drejtuesit nuk duan ta mbajnë më.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Real Madrid dëshiron që kapiteni i tyre të zvogëlojë pagën në mënyrë që të mbetet në klub.
Raportohet se Florentino Perez dëshiron që Ramos të nënshkruajë një zgjatje të kontratës një-vjeçare me një ulje prej 10 për qind nga paga e tij aktuale.
Ramos thuhet se dëshiron një marrëveshje dy-vjeçare me të njëjtat paga si kontrata e tij aktuale, por ai është i etur ta mbyll karrierën në Madrid.
Ndryshe, spanjolli është lidhur me një transferim te Paris Saint-Germain, Juventus dhe Manchester United. /Telegrafi/