Telegrafi

Real Madridi kërkon lojtarin e skuadrës që do të garojë në Championship

Real Madrid ka filluar të mendoj që në skuadër të ofrojë mesfushorin e Newcastle, Moussa Sissoko.

Mbretërit ende nuk janë futur fuqishëm në këtë afat kalimtar, ku përveç Alvaro Moratas, nuk janë bërë blerje tjera.

Mbretërit janë vënë pas mesfushorit Moussa Sissoko, që ka shkëlqyer me Francën në Kampionatin Evropian.

Lexo po ashtu Shtatë transferimet që i ikën nga duart Real Madridit (Foto)

Për francezin në garë janë futur edhe Evertoni dhe Juventusi.

Sissoko me gjasë do të largohet nga Newcastle pasi skuadra këtë viti do të garojë në kategorinë e dytë. /Telegrafi/

Klikoni këtu për të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE