Site icon Telegrafi

Real Madridi kalon në epërsi – shënon i zakonshmi Karim Benzema

Real Madridi ka shënuar gol që në fillim të ndeshjes ndaj Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Chelsea kishte një start të mirë, duke rrezikuar portën e Thibaut Courtois, nuk kishte sukses.

Mbretërit arritën të shënonin që në minutën e 21-të, pas një aksioni të mirë, ku Dani Carvajal asistoi te Vinicius Junior që gjuajti port Keppa Arizabalaga priti, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Karim Benzema për 1-0.

https://twitter.com/FutebolConect10/status/1646233991324762132

Chelse ka mundur të barazojë menjëherë, por goditja nga afër e Raheem Sterling u ndal nga Courtois.

Ndeshje e hapur nga të dyja palët, ku rastet po jenë të shumta në këtë pjesëlojë. /Telegrafi/

Exit mobile version