Telegrafi

Real Madridi kalon në epërsi ndaj Barcelonës, Ramos i saktë nga penalltia

Real Madridi ka gjetur golin e dytë në përballjen ndaj Barcelonës në El Clasicon që po zhvillohet në Camp Nou.

Është mbrojtësi Sergio Ramos, i cili ka shënuar për epërsinë e Realit 1-2.

Goli i mbrojtësit spanjoll erdhi nga pika e bardhë pas një ndërhyrje nga Clement Lenglet.

Ky gol erdhi në minutën e 62-të të ndeshjes. /Telegrafi/