Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës në përballjen që po zhvillohet në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Los Blancos shënuan golin e parë në këtë takim ndaj Blaugranëve me anë të Vinicius Junior.
Sulmuesi brazilian pranoi një asistim nga Toni Kroos në minutën e 71-të, derisa u tregua i saktë përballë Marc-Andre Ter Stegen.
Barcelona ka shpresë që t’i barazojë shifrat në 1-1, ku kanë mbetur më shumë se 15 minuta lojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/