Site icon Telegrafi

Real Madridi “ka qeshur” me atë çfarë po synon PSG nga Mbappe

Real Madrid ka qeshur me çmimin e kërkuar prej 250 milionë eurosh të Paris Saint-Germain për Kylian Mbappen, raporton El Debate.

Bardhezinjtë nuk kanë ndërmend ta paguajnë këtë tarifë as këtë verë e as nëse francezi rinovon.

Klubi do të pranonte të ofronte një maksimum prej 130 milionë, duke përfshirë bonuset.

Lexo po ashtu Nga Spanja raportojnë se Real Madridi ka gati ofertën për Mbappen

Thashethemet bëjnë të ditur se Real Madridi mund të dalë me një ofertë të vonuar për superyllin në ditët në vijim. Megjithatë, ata gjithashtu mund të largohen nga saga.

Kylian Mbappe ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te PSG edhe përtej kësaj vere.

Parisienët kanë riintegruar Mbappen në skuadrën e parë, derisa tentojnë ta bindin për rinovim të kontratës. /Telegrafi/

Exit mobile version