Eden Hazard kishte një krizë të lëndimeve në sezonin e tij të parë te Real Madridi, duke bërë që ai të vihet në qendër të kritikave.
Los Blacos paguan në verën e kaluar 100 milionë euro për transferimin e belgut nga Chelsea, mirëpo tani kalimi i tij po konsiderohet si i dështuar.
ESPN në Spanjë raporton se shumë analistë sportivë po e konsiderojë transferimin e 29-vjeçarit në Santiago Bernabeu si të dështuar dhe Real Madridi ka pritur shumë gjatë për marrëveshjen me të.
Chelsea ndër vite kishte refuzuar të shiste Hazardin, derisa vetëm në moshën 28-vjeçare e la atë të largohej.
Karriera e belgut thuajse është në perëndim, pasi edhe pesha e tij e tepërt nuk po e lejon ta bëjë lojën që e bënte në Ligën Premier.
Hazard ndër vite është cilësuar si lojtari më i mirë në ligën angleze, e kjo bëri që madrilenët të transferojnë atë, mirëpo doli të jetë i pafat me lëndimet e tij.
Anësori pësoi lëndim në fillim të sezonit te Real Madridi, ndërsa një i tillë iu përsërit dhe e la atë jashtë për disa muaj të tjerë. /Telegrafi/