Site icon Telegrafi

Real Madridi ka gjetur sulmuesin e së ardhmes – luan te Feyenoord dhe ka shënuar shumë gola këtë sezon

Real Madridi po luan shumë mirë këtë sezon, pasi mban pozitën e parë në La Liga, si dhe në grupin e tyre në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se nuk ka në skuadër një sulmues klasik.

Pas largimit të Benzemas në Al-Ittihad, mbretërit sollën Joselun, por dihet se ai nuk është një zëvendësues adekuat për sulmuesin e njohur francez.

Fatmirësisht Jude Bellingham po tund rrjetat e kundërshtarëve këtë sezon, ndaj nuk ndihet edhe aq mungesa e një sulmuesi të vërtetë te Reali.

Lexo po ashtu Situata me lëndime te Barcelona para El Clasicos

Por drejtuesit e Los Blancos nuk do t’i lënë asgjë rastësisë dhe do të tentojnë të sjellin sulmuesin Santiago Tomas Gimenez këtë dimër.

Meksikani i lindur në Argjentinë 22 vite më parë luan për Feyenoordin aktualisht. Numrat e tij janë mbresëlënës këtë sezon, ku ai  shënoi deri në 15 gola në 11 ndeshje.

Ndaj Lazios mbrëmë me dy gola ishte heroi i skuadrës së tij, e cila festoi një fitore të rëndësishme me rezultatin 3-1. /Telegrafi/

Exit mobile version