Telegrafi

Real Madridi ka gati ofertën për Alissonin

Alisson Becker (Getty Images)

Real Madrid janë gati të bëjnë një ofertë për portierin e Romës dhe të Kombëtares së Brazilit, Alisson Becker, njoftojnë mediat në Francë.

Portieri brazilian ka bërë shumë përshtypje të mira dhe ka befasuar me nivelin e treguar këtë sezon, si në Serie A ashtu edhe dhe në Ligën e Kampionëve.

Këto paraqitje të tij prej një kampioni kanë bërë që Alisson të bëhet një emër i lakuar shumë për një transferim tek ndonjë skuadër e madhe evropiane.

Një ndër ekipet më të interesuara për shërbimet e portierit të Romës është edhe kampioni në fuqi evropian, Real Madridi.

Alisson ka befasuar me nivelin e treguar (Getty Images)

Sipas mediumit RMC Sport, Los Blancos tashmë e kanë parë Alissonin disa herë përmes skautëve të tyre dhe janë gati të bëjnë një propozim pas përfudnimit të sezonit.

Çmimi i brazilianit është të paktën 70 milionë euro, por interesimi i madh për të mund t’i qoj skuadrat drejt një ankandi.

Alisson gjithashtu ka tërhequr interes nga skuadrat angleze, Liverpooli dhe Chelsea, teksa interesim të madh ka shprehur edhe Paris Saint-Germain.

Real Madridi është në kërkim të një portieri të ri që disa kohë, por ofertat e tyre për David De Gean të Manchester United u ndaluan. /Telegrafi/