Site icon Telegrafi

Real Madridi ka gati një ofertë të majme për Pau Torres

Real Madridi ka mbetur pa dy qendërmbrojtësit Sergio Ramos dhe Raphael Varane që u larguan këtë verë.

Veterani spanjoll u largua si futbollist i lirë për t’iu bashkuar PSG-së, derisa Raphael Varane u transferua te Manchester United.

Los Blancos për repartin defensivë kanë marrë David Alaban dhe janë në kërkim të një tjetër mbrojtësi.

Trajneri Carlo Ancelotti ka dhënë dritën e gjelbër që drejtuesit e klubit ta transferojnë mbrojtësin Pau Torres.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka shkëlqyer me Villarrealin duke fituar edhe Ligën e Evropës, derisa pati paraqitje të mirë edhe në Euro 2020 me Spanjën.

Mediat e ndryshme spanjolle kanë raportuar se Los Blancos kanë bërë gati një ofertë të majme prej 50 milionë euro në drejtim të Villarrealit për lojtarin.

Dy klubet kanë raporte të shkëlqyeshme mes vete dhe kjo bën që marrëveshja duket se do të jetë e lehtë.

Në rast se nuk do të pranohet një ofertë e tillë, atëherë Reali pritet të përfshijë ndonjë futbollistë në ofertën e dytë vetëm e vetëm ta transferojnë Torresin në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Exit mobile version