Site icon Telegrafi

Real Madridi ka filluar të marr anë nga Haaland, për arsye të vrazhdësisë së Mbappes

Telenovela e Kylian Mbappe ka ende jehonë në Real Madrid dhe do të jetë e nevojshme të shihet nëse ka përfunduar, apo thjesht është bërë një pushim deri vitin e ardhshëm.

Por çfarëdo që të ndodhë me francezin, tani ka filluar të hyjë në lojë një tjetër emër: Erling Haaland.

Një telenovelë që lindi nga disa deklarata të përfaqësuesit të Haaland duke lënë në parim hapur derën e lojtarit për të shkuar te Real Madridi vitin e ardhshëm.

Me sa duket, lojtari ka një klauzolë në kontratën e tij me Man Cityn që të mund të largohet vitin e ardhshëm, por ende e pakonfirmuar.

Ajo që dihet sigurt është se klauzola e lojtarit ekziston për vitin 2025 dhe çmimi është 200 milionë euro.

Lexo po ashtu Zhvillime të reja për të ardhmen e Mbappes – PSG i kërkon rinovimin, Real Madridi i vendos kushte

Real Madridi ka filluar të marrë anët mes Haaland dhe Mbappé dhe tani norvegjezi është përpara francezit. Arsyeja është se Los Blancos janë ngopur me vrazhdësinë e Mbappes ndaj Real Madridit.

Pavarësisht gjithë kësaj, nuk duket se Haaland është gati të largohet nga Manchester City në të ardhmen e afërt, pasi shihet se është shumë i lumtur aty. /Telegrafi/

Exit mobile version