Site icon Telegrafi

Real Madridi ka dy yje në mendje për ta përforcuar mesfushën sezonin e ardhshëm

Real Madridi mund të jetë i zënë këtë verë, me disa lojtarë të pozitave të ndryshme që po kërkohen: mbrojtës i djathtë, qendërmbrojtës dhe mesfushor. 

Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen janë lojtarët e preferuar për dy pozitat e para, por kjo e fundit nuk është shumë e sigurt. 

Gjatë muajve të fundit, Martin Zubimendi ka qenë një emër të cilin Real Madridi e ka pëlqyer shumë dhe ata besojnë se spanjolli mund të jetë lojtari i duhur për ta plotësuar boshllëkun e madh që la Toni Kroos verën e kaluar. 

Sidoqoftë, problemi është se edhe Arsenali po shtyn fortë për ta finalizuar transferimin e 26-vjeçarit nga Real Sociedadi dhe avantazhi i tyre është se ata janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij të lirimit, diçka për të cilën ‘Los Blancos’ kanë rezerva. 

Zbulohen prapaskenat: Atletico Madridi i ka raportuar në UEFA katër yjet e Real Madridit
Lexo po ashtu Zbulohen prapaskenat: Atletico Madridi i ka raportuar në UEFA katër yjet e Real Madridit

Sipas Diario AS, Zubimendi është mesfushori që po konsiderohet i duhuri për t’u nënshkruar për Real Madridin dhe fakti që ai është spanjoll e favorizon pasi drejtuesit e klubit duan më shumë lojtarë spanjollë në skuadër. 

Sipas raportit, një tjetër lojtar për të cilin Real Madridi ka interesim është ylli i Paris Saint-Germainit, Vitinha. 

Megjithatë, zyrtarët e klubit e shohin gati se të pamundur nënshkrimin e portugezit nga gjiganti francez, me të cilët mund të përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon./Telegrafi/

Exit mobile version