Real Madridi po mendon që ta largojë gjatë afatit kalimtar të janarit mesfushorin spanjoll Isco.
Trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit fare në lojtarin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta largojnë atë qysh në afatin kalimtar të janarit.
Duke parë skuadrat që nuk duan të shpenzojnë shumë shkaku i krizës, atëherë Los Blancos po mendojnë ta shkëmbejnë yllin e tyre.
Kampioni në fuqi i Spanjës ka dy opsione për shkëmbimin e lojtarit në fillim të vitit.
I pari opsion dhe më i mundshmi duket ai me Interin, ku Isco do t’i bashkohej gjigantit italian ndërsa Christian Eriksen do të transferohej në La Liga.
Ndërkohë opsioni i dytë është që ta dërgojnë Iscon në Bayern Munich në këmbim për ta marrë David Alaban.
Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt faktin se spanjolli do të largohet nga Reali në janar, por ende mbetet enigmë se cila skuadër do t’i fitojë shërbimet e tij. /Telegrafi/