Real Madridi është i bindur se vitin e ardhshëm do të nënshkruajë me mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.
Real Madridi besohet se ka bërë hapat e parë për nënshkrimin e mesfushorit, edhe pse skuadrat e Ligës Premier si Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool kanë qenë të gjithë në ndjekje të tij që kur ai ishte në Championship me Birmingham.
Sipas mediumit The Sun, skuadra e Carlo Ancelottit shpreson të sigurojë 19-vjeçarin në një transferim që mund të vlejë deri në 87 milionë funte apo 100 milionë euro.
Real Madridi ka nevojë për rigjallërimin e mesfushës së tyre, pasi ka shitur Casemiron te Djajtë e Kuq në verë, si dhe ka gjetur zëvendësues për veteranët Luka Modric dhe Toni Kroos.
Bellingham mund të bëhet një shok skuadre afatgjatë me dyshen franceze Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni në zemër të mesfushës së Real Madridit. /Telegrafi/