Klubi spanjoll, Real Madridi e ka lejuar mbrojtësin Raphael Varane për të zhvilluar bisedime me Manchester Unitedin rreth një marrëveshje personale.
Reali ka hezituar të ndahet me Varanen, duke pasur parasysh largimin e Sergio Ramos pasi dështoi të rinovojë kontratën në Bernabeu dhe janë përpjekur t’i ofrojnë francezit një marrëveshje të re për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.
Sidoqoftë, bisedimet kanë dështuar që atëherë dhe gjigantët spanjollë kanë dhënë bekimin e tyre që Varane të diskutojë një largim nga klubi pasi hyri në vitin e fundit të marrëveshjes së tij.
Sipas gazetës Marca, Los Blancos kanë dhënë miratimin e tyre për agjentin e Varanes për të zhvilluar bisedime me Unitedin për një transferim gjatë verës.
Mbretërit thuhet se do të preferonin ta shisnin 28-vjeçarin sesa ta linin të largohej falas verën e ardhshme dhe i kanë thënë agjentit të lojtarit që topin ta kalonte te Unitedi.
Ata gjithashtu do të ishin të gatshëm të pranonin një ofertë prej rreth 43 milionë funte apo 50 milionë euro, pasi fillimisht e kishin vlerësuar atë në rreth 60 milionë. /Telegrafi/