Real Madrid i ka dhënë leje Manchester United për të nisur bisedime me mbrojtësin francez Raphael Varane, i cili po kërkon largimin nga mbretërit.
Sipas Sky Sports, United ka nisur bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, që pëlqehet kaq shumë nga ta.
Menaxheri i United, Ole Gunnar Solskjaer, e ka bërë mbrojtëisn e Real Madridit si objektiv kryesor pasi arritën marrëveshje me Jadon Sanchon.
Sancho të martën ka kaluar testet mjekësore te Manchester United, ndërsa tani klubi fokus e ka përforcimin e mbrojtjes.
Manchester United ka marr leje nga Real Madridi të flas me lojtarin pasi është ende nën kontratë me mbretërit dhe nëse bien dakord për kushtet personale, atëherë klubet do të flasin mes vete.
Manchester United dhe Real Madrid kanë raporte të mira mes tyre. /Telegrafi/