Telegrafi

Real Madridi i interesuar për transferimin e Cavanit

Klubi spanjoll, Real Madridit thuhet se po mendon transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani.

Sulmuesi uruguaian me përvojë po konkurron me portugezin Cristiano Ronaldo për një vend titullari dhe për minuta në Old Trafford.

Megjithatë, rikthimi i Ronaldos ka bërë që Cavani të ketë mundësi të limituara këtë sezon me Unitedin.

Lexo po ashtu Carragher thotë se rikthimi i Ronaldos do të ndikojë negativisht te katër yje të Man Utd

Minutat e paktë dhe lënia në bankë për shumicën e kohës mund të shtyjnë për një largim të Cavanit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas mediumit El Nacional, Real Madridi po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Unitedit, Cavani.

Ndryshe, shumë legjenda të Unitedit kanë raportuar se ardhja e Ronaldos e ka bërë të palumtur uruguaianin dhe largimi i tij duket i pashmangshëm. /Telegrafi/