Real Madridi vazhdon të kërkojë futbollistë për repartin ofensivë.
Los Blancos tani kanë hedhur sytë tek sulmuesi i talentuar brazilian i Ajaxit, David Neres.
22-vjeçari është duke u përcjellë me kujdes nga Los Blancos, që mendojnë të dalin me një ofertë në janar për të.
Braziliani ka pasur paraqitje fantastike edicion e kaluar, ndërsa këtë edicion ka shënuar dy gola.
Tekniku francez Zinedine Zidane e pëlqen shumë brazilianin dhe e sheh si zëvendësuesin adekuat të Gareth Bales.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Real Madridi po synon transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kampioni i 13fishtë i Evropës është gati të paguaj deri në 50 milionë euro për transferimin e Neresit nga Ajaxi. /Telegrafi/