Site icon Telegrafi

Real Madridi interesohet për fituesin e Kupës së Botës – atyre iu kërkuan 175 milionë euro

Real Madridi thuhet se ka pasur interesim për yllin argjentinas Cristian Romero, por çmimi i kërkuar nga Tottenham Hotspur ka bërë që atë të largohet nga pista e transferimit.

Sipas njeriut të afërt me Tottenhamin, Paul O’Keefe, Real Madridi ka pyetur për Romeron në fillim të kësaj vere.

Megjithatë, Tottenham Hotspur kërkoi 150 milionë funte (175 milionë euro) për argjentinasin, kështu që Los Blancos refuzuan të negociojnë.

 

Në të vërtetë, u raportua në qershor se Real Madrid kishte interes për qendërmbrojtësin pasi ai konsiderohej si ‘plani B’ për Leny Yoro.

Vlera në treg e Romeros është 65 milionë euro. Edhe pse ai është ndër mbrojtësit më të mirë të Ligës Premier aktualisht, është absolutisht çmenduri të kërkosh gati 200 milionë euro për 26-vjeçarin.

Real Madrid aktualisht nuk planifikon të shkojë për një qendërmbrojtës të ri pasi thuhet se është i kënaqur me opsionet ekzistuese. /Telegrafi/

Exit mobile version