Real Madridi do ia vështirësojë punët Manchester Unitedit për transferimin e Raphael Varanes.
Los Blancos mbajnë ende inati me Djajtë e Kuq, shkaku që në vitin 2014, nuk kishin lejuar David de Gean në çastet e fundit të kalonte në Santiago Bernabeu.
Sipas asaj që raporton Defensa Central, Real Madridi dëshiron të bëjë lojëra të vështira me Unitedin për shërbimet e Varanes.
Mbrojtësi francez e kërkon largimin nga madrilenët, derisa raportohet se ka arritur marrëveshje me klubin anglez.
Por, Reali nuk po e pranojnë ofertën e Unitedit, duke kërkuar afro 60 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Kontrata e Varanes skadon në verën e vitit të ardhshëm, e që skuadra angleze nuk ofron më shumë se 50 milionë. /Telegrafi/