Manchester Unitedin i është ofruar ylli i Real Madridit, Vinicius Jr, i cili nuk po arrin të shfaq më të mirën e tij në La Liga.
Gjigandët spanjollë janë duke u përpjekur të mbledhin sa më shumë fonde që të financojnë blerjen e Kylian Mbappe nga PSG.
Për këtë mbretërit ia kanë ofruar Unitedit një sulmues si braziliani Vincius Jr.
Presidenti Florentino Perez e ka kthyer në objektivin kryesor të klubit, yllin e Paris Saint-Germain dhe Francës, Mbappe.
Por fillimisht Perez duhet të ekuilibrojë librat dhe kjo do të thotë që duhet të shes një lojtari tjetër përveç Raphael Varanes.
Reali dhe United tashmë janë në bisedime për mbrojtësin francez Varane, për të cilin flitet se ka marrëveshje me klubin anglez./Telegrafi/