Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për Ferland Mendyn këtë verë.
Reprezentuesi francez ka luftuar me lëndime që nga fillimi i sezonit 2022/23 me Carlo Ancelottin që është i pakënaqur me francezin.
Ish-mbrojtësi i Lyonit nuk është më zgjedhja e parë për krahun e majtë të mbrojtjes, me të ardhmen e tij në Madrid të pasigurt.
Sipas raportimeve të Fichajes.net, Los Blancos kanë marrë vendimin për të shitur Mendyn, për të mbledhur fonde për objektiva të reja përpara sezonit 2023/24.
Treshja e Ligës Prmier, Arsenali, Manchester City dhe Newcastle United po ndjekin 27-vjeçarin, si pjesë e planeve të tyre të transferimeve të verës.
Real Madrid do të pranojë oferta mbi 60 milionë euro për Mendyn, me Cityn që planifikon largimin e mundshëm të Joao Cancelos, pas kalimit të tij huazues në Bayern Munich.
Los Blancos do të vlerësojnë opsionet e tyre të mundshme për zëvendësimet e Mendyt, nëse arrihet një marrëveshje, me ish-lojtarin e ekipit të të rinjve Fran Garcia nga Rayo Vallecano që është zgjedhja e tyre e parë. /Telegrafi/