Telegrafi

Real Madridi i gëzohet formës së lartë të Courtois, belgu e ka ‘blinduar’ portën

Thibaut Courtois - Luis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Thibaut Courtois hyn në Superkupën e Spanjës me qëllim të fitimit të trofeut të tij të dytë si lojtar i Real Madridit, pas ngriti Kupën e Botës për Klube që nga ardhja e tij në verën e 2018-ës.

Portieri belg ka qenë në një formë të jashtëzakonshme së voni, e cila ka hedhur në diskutim çdo debat për mungesën e Keylor Navas në portën e Los Blancos.

Zinedine Zidane e bëri të qartë pas fitores në Getafe fundjavën e kaluar se Courtois është portieri më i mirë në botë, dhe ky është qartë një besim që trajneri i Realit kishte edhe sezonin e kaluar.

Kishte disa polemika rreth vendimit të Zidanes për të luajtur Courtois përpara Navas në sezonin 2018/19, por besimi i tij është shpërblyer me shfaqjet e ish-portierit të Chelseat në dy muajt e fundit.

Lexo po ashtu Ranglista e 100 lojtarëve më të mirë të dekadës (2010 – 2020)

Ka qenë e vështirë për Courtois, por tani ai ndjehet i sigurt dhe dëshiron të bëjë gjëra të mëdha me Los Merengues.

Për më tepër, 27-vjeçari po ofron një ndjenjë qetësie për bashkëlojtarët e tij dhe ai po tregohet vendimtar kur kundërshtarët po kalojnë mbrojtjen e Realit.

Courtois ka krijuar siguri te Reali

Pas fitores 3-0 në Getafe, Courtois tani quar në nëntë nga 12 ndeshje e fundit portën e paprekur midis La Ligas dhe Ligës së Kampionëve.

Ekipet e vetme që i kanë shënuar Courtois në 12 ndeshjet e fundit janë Real Sociedadi, Valencia dhe Paris Saint-Germain.

Në mbrojtje, Reali ka qenë një ekip i ndryshëm këtë sezon dhe kjo është ilustruar me faktin se ata kanë pranuar vetëm 12 gola në 19 ndeshjet e tyre të para në La Liga, i cili është rekordi i tyre më i mirë në këtë fazë që nga sezoni 1986/87.

Tani, Courtois po lufton me Jan Oblak për Trofeun Zamora. Belgu ka luajtur 16 ndeshje dhe ka pranuar nëntë gola, ndërsa portieri i Atletico Madrid ka luajtur të gjitha 19 takimet duke lejuar gjithsej 12 gola.

Të dy portierët kanë të njëjtin mesatare, megjithëse slloveni aktualisht ka avantazhin pasi ai ka luajtur më shumë ndeshje. Për të fituar trofeun, duhet të luhen minimumi 28 ndeshje. /Telegrafi/