Site icon Telegrafi

Real Madridi i gatshëm të ‘thyejë bankën’ për transferimin e top sulmuesit – ofron 200 milionë euro

Real Madridi raportohet se janë duke planifikuar një ofertë të madhe për të thyer rekordin e tyre të transferimeve dhe për të krijuar një ‘super skuadër’ e cila do të rivalizonte ‘Galaktikët’.

‘Los Blancos’ tashmë kanë në radhët e tyre disa prej yjeve më të spikatur në botën e futbollit, teksa kujtojmë se sezonin e kaluar ata transferuan Jude Bellingham për 113 milionë euro.

Reprezentuesi anglez u bë vetëm blerja e dytë më e shtrenjtë në histori të klubit, vetëm pas Eden Hazard i cili kushtoi 120 milionë euro në 2019.

Ndërsa tani, gjiganti spanjoll po përgatitet që ta tejkalojë këtë shifër që paguan për Hazard për transferimin e një lojtari i cili padyshim do t’i shndërronte ata në një ekip të frikshëm.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Real Madridi është i gatshëm të ofrojë plotë 200 milionë euro për ta transferuar Erling Haaland nga Manchester City.

Ky lajm vjen pasi disa mediume të ndryshme kanë raportuar se njëri mes dyshes braziliane Rodrygo dhe Vinicius Junior mund të largohet nga Madridi në të ardhmen.

Në rast se ndodh kjo, presidenti Florentino Perez planifikon që ta plotësojë atë boshllëk të madh me nënshkrimin e Haaland, i cili mbetet objektivi kryesor.

Kontrata aktuale e norvegjezit me Manchester Cityn skadon në vitin 2027, por ‘Qytetarët’ do të duan të nisin sa më parë negociatat për rinovimin e saj nëse duan të shmangin largimin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version