Telegrafi

Real Madridi i gatshëm të dëgjojë oferta për Cristiano Ronaldon

Ronaldo po lidhet me një largim nga Real Madrid (Getty Images)

Edhe pse mendohet që është lojtari kryesor, Cristiano Ronaldo duket gjithmonë e më lartë Real Madridit.

Është vetëm dëshira e fituesit të ‘Topit të Artë’ që të largohet në këtë verë nga klubi dhe Real Madridi është i gatshëm që ta lirojë.

Presidenti Florentino Perez sipas medieve portugeze i ka dhënë leje agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, që të punojë për largimin e Ronaldos në ndonjë klub tjetër.

Pesë herë fitues i Topit të Artë

Edhe pse 33 vjeç, Real Madridi nuk e ka ndërmend ta lirojë lojtarin pa përfituar.

Perez i ka thënë Medensit që është i gatshëm ta dëgjojë çdo ofertë për lojtarin nga klubet që interesohet.

Nuk është në formë të mirë

Real Madridi kërkon 100 milionë euro për Ronaldon.

Dy klubet që interesohen më shumë për yllin portugez janë Manchester United dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/