Telegrafi

Real Madridi i gatshëm ta ‘thyejë bankën’ për Mbappen

Real Madridi edhe një herë është rikthyer te aventura e transferimit të Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain për t’i dhënë fund telenovelës nga vera e kaluar.

Sulmuesi francez e njoftoi kampionin e Ligue 1 të hënë përmes një letre zyrtare se nuk do ta ushtronte opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një vit dhe do të largohej në vitin 2024.

Fituesi i Kupës së Botës gjithashtu i bëri të ditur PSG-së se ai do të qëndrojë edhe në sezonin e ri në Parc des Princes dhe do të largohet si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Derisa janë bashkë te Franca, Camavinga pyetet nga gazetarët nëse mund të luajë me Mbappen te Real Madridi

Mirëpo, klubi parisien nuk do ta lejojë një gjë të tillë dhe po synon ta shesë atë në këtë verë.

Andaj, sipas asaj që raporton L’Euqipe, Los Blancos e di se edhe klubet nga Liga Premier si, Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Arsenali mund të tentojnë transferimin e tij.

Lexo po ashtu Dy gjigantët e Ligës Premier projektojnë transferimin e Mbappes

Mediumi francez shton më tej se duke parë një situatë të tillë, Real Madridi është i gatshëm që të paguajë 200 milionë euro për kartonin e Mbappes.

Dëshira e lojtarit është që të kalojë në Santiago Bernabeu, por inati që PSG ka me klubin spanjoll, mund të bëjë që ai të shitet në Angli. /Telegrafi/