Klubi spanjoll, Real Madridi është i gatshëm ta shesë mbrojtësin francez, Raphael Varane dhe tashmë ia ka caktuar edhe çmimin e largimit.
Los Blancos mund të jenë të detyruar të shesin lojtarë për të balancuar librat financiar pas humbjeve të mëdha shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Njëri nga yjet e klubit që mund të shitet këtë verë padyshim se është mbrojtësi francez, Varane.
28-vjeçari këtë muaj hyn në vitin e fundit të kontratës dhe Los Blancos dhe Reali pritet ta shesë pasi bisedimet për rinovim kanë ngecur.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Mbretërit janë të gatshëm ta shesin Varanen për një shifër prej 50 milionë eurosh.
Manchester Unitedi thuhet se është gati të ndërhyjë dhe ta transferojë lojtarin, teksa është gati t’i ofroj Varanes një marrëveshje prej 12 milionë eurosh në vit në Old Trafford. /Telegrafi/