Real Madridi i është bashkuar garës për mesfushorin francez të Tottenham Hotspur, Tanguy Ndombele.
Javëve të fundit, Ndombele ka dalë si një objektiv i madh për mesfushën e Barcelonës.
Katalunasit u informuan nga Tottenhami se mund ta blejnë Ndombelen, por duhet të paguajnë aq sa paguan ata te Lyoni, 65 milionë euro.
Gatishmëria e klubit anglez për ta shituar mesfushorin qendror ka bërë që Barcelona të ketë rival në këtë garë.
Sipas mediumit Okdiario, ata do të përballen me konkurrencën e rivalëve të urryer të Real Madridit, pasi Ndombele pëlqehet nga trajneri Zinedine Zidane.
Zidane po kërkon konkurrencë për Casemiron në zemër të mesfushës së tij dhe beson se Ndombele i përshtatet kërkesave të tij. /Telegrafi/