Telegrafi

Real Madridi fiton ndeshje dramatike ndaj Bilbaos – gara për titullin e La Ligës përcaktohet në xhiron e fundit

Real Madridi është një hap më afër që të mbrojë titullin e La Ligës, pas fitores 1-0 në udhëtim te Athletic Bilabo në kuadër të javës së 37-të në La Liga.

Los Blancos e filluan më mirë takimin, duke krijuar shanse shënimi, mirëpo u mungoi konkretizimi.

Ishte minuta e 28-të, kur lojtarët e Real Madridit kërkuan penallti për lojë me dorë nga Jon Morcillo, mirëpo pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari bëri me shenjë që loja të vazhdojë.

Në 45 minutat e dytë, madrilenët nuk i lejuan asgjë fundit të takimit, duke shënuar golin e fitores.

Ishte minuta e 68-të, kur Casemiro asistoi për Nachon, me mbrojtësin që futi topin në rrjetë.

Bilbao në fund të takimit rrezikoi me anë të Mikel Vesga (82’), mirëpo topi shkoi fare pranë shtyllës së majtë.

Pas javës së 37-të, Real Madridi mbetet në vendin e dytë me 81 pikë, gjersa Atletico Madridi është lider me 83 sosh dhe gara për titull vendoset në xhiron e fundit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore