Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Atalantas si mysafir me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja u kushtëzua nga një karton i kuq që në fillim të ndeshjes.
Zhvillohej minuta e 13-të, kur Remo Freuler u largua nga loja për një ndërhyrje të palejueshme pak jashtë zonës.
Red card to Freuler from Atalanta at minute 17.#AtalantaRealMadrid#UCL#ChampionsLeague#ATLRMAhttps://t.co/BJ3yl546ui
— Gregorintus (@eastcamp) February 24, 2021
Edhe pse italianët protestua, gjyqtari nuk e ndërroi vendimin.
Mbretërit kishin raste me Nachon dhe Vinicius Juniorin, por që nuk arritën të qëllonin portën.
Rsti më i miri ishte në fundin e pjesës së parë me Casemiron, por portieri Gollini ishte në vend, duke shpëtuar një gol të sigurt.
Me të filluar pjesa e dytë, Luka Modic rrezikoi, por që nuk arriti të shënojë.
📸 ☝️
⚡️ @vinijr
✨ @lukamodric10
🤜 @marcoasensio10
💨 @Lucasvazquez91 #UCL pic.twitter.com/P7yFMM8Zg1— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 24, 2021
Atalanta edhe pse me 10 veta u mbrojt shumë mirë, deri në minutën e 86-të.
Ferland Mendy shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0, që ishte edhe rezultati përfundimtar.
https://twitter.com/GreatWhite_9/status/1364693532351455233
Real Madridi mori një fitore të madhe kundër një skuadre që luan futboll shumë të bukur. /Telegrafi/