Telegrafi

Real Madridi fiton garën, arrin marrëveshje me Flamengon për talentin Reinier  

Reinier Jesus (Foto: Wagner Meier/Getty Images/Guliver)

Real Madridi thuhet se do të përfundojë nënshkrimin e Reinier Jesus nga Flamengo kur të mbush 18 vjeç më 19 janar të këtij viti.

Sipas gazetës spanjolle Marca, të gjitha marrëveshjet arritur midis dy klubeve dhe mesfushor sulmues është gati t’i bashkohet Mbretërve.

Los Blancos do të presin deri në ditëlindjen e 18-të të tij për të përfunduar nënshkrimin, në mënyrë që të mos ketë probleme me FIFA-n për transferimet e lojtarëve të mitur.

Lexo po ashtu Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Reinierin

Barcelona, Atletico Madridi, Manchester City dhe Paris Saint-Germain ishin gjithashtu të interesuar për brazilianin, por Reali fitoi garën.

Real Madridi do të paguajë klauzolën e lëshimit të Reinier prej 30 milionë eurosh pasi ajo u zvogëlua nga 70 milionë euro pas nënshkrimit të kontratës së tij të re me Flamengon.

Lexo po ashtu City e Liverpool në garë për talentin Reinier

Reinier fillimisht do të bashkohet me skuadrën e Real Madrid Castilla, e cila drejtohet nga legjenda Raul, para se të shkojnë në skuadrën e parë.

17-vjeçari veçse ka zyrtarizuar lëvizjen e tij, pasi tashmë ka ndjekur shumë lojtarë të Real Madridit në mediat sociale ditëve të fundit. /Telegrafi/