Real Madridi ka arritur të shënojë fitore ndaj Atalantas me rezultat 3-1 në kuadër të 1/8 së Ligës së Kampionëve.
Fillimi i ndeshjes i takoi italianëve që ushtronin presion të thellë në fushën e mbretërve, duke krijuar edhe disa gjysmëraste.
Por goli i parë erdhi nga aksioni i konkretë i Real Madridit.
Luka Modric mori një top dhe u fut në zonë, duke asistuar te Karim Benzema që shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371922980410888195
Në pjesën e parë më nuk kishte gola.
✂️ Ctrl+C, Ctrl+V
👉 @Benzema goal!#UCL pic.twitter.com/F8ymWYvbUI— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) March 16, 2021
Në pjesën e dytë Vinicius Junior që është prej më të mirëve në fushë, krijoi një rast shumë të mirë për Real Madridin në minutën e 53-të, kur mori një top nga e majta, u fut në zonë, duke kaluar tre lojtarë italianë, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.
Ishte pikërisht Vinicius ai që fitoi penallti në minutën e 57-të, duke u futur bukur në zonë ku u pengua nga Rafaele Toloi.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Sergio Ramos për 2-0, duke shuar shpresat e italianëve.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371933828969852928
Atalanta golin e nderit e shënoi në minutën e 83-të, kur Luis Muriel me një gjuajtje të bukur nga goditja e dënimit shënoi për 2-1.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371939630388539400
Por gëzimi nuk zgjati shumë dhe Marco Asensio shënoi për 3-1, që ishte edhe rezultati final i këtij takimi.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371940181197139972
Real Madridi kalon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-1. /Telegrafi/