Real Madridi është klubi favoritë për të transferuar sulmuesin e talentuar të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Sipas gazetës spanjolle AS, Reali është duke ndjekur Haalandin për të nënshkruar me të këtë verë.
Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke është i afërt me Florentino Perez dhe një marrëveshje thuhet se mund të arrihet.
Edhe agjenti i Haalandit, Mino Raiola, është i etur për të transferuar klientin e tij në skuadrën nga Santiago Bernabeu.
Besohet gjithashtu se Martin Odegaard, shoku i skuadrës te Norvegjia me Haaland, do të kthehet nga huazimi prej Real Sociedadi dhe po ndihmon klubin për të bindur bashkatdhetarin e tij që të transferohet te Reali.
Por, ka disa shqetësime nga Reali për të bërë një transferim kaq të shtrenjtë, duke pasur parasysh pasigurinë financiare të shkaktuar nga një humbje e të ardhurave për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Skuadra tjera të interesuara për norvegjezit janë edhe Juventusi dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/