Telegrafi

“Real Madridi është me siguri ekipi më i mirë në botë”, Simeone me komplimente për rivalët pasi i eliminoi

Pas eliminimit të Real Madridit nga Kupa e Spanjës, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, bëri një kompliment surprizë për Los Blancos.

Atletico Madridi u hakmor ndaj Real Madridit, duke i mposhtur me rezultat 4-2 në Copa del Rey dhe duke i eliminuar.

Megjithatë, Simeone i ka komplimentuar rivalët e tyre lokal, duke i cilësuar si ekipi më i mirë në botë dhe i vështirë për t’i mposhtur.

Lexo po ashtu Atletico Madridi i hakmerret Real Madridit për humbjen në Superkupë, eliminon mbretërit pas vazhdimeve

“Real Madridi është padyshim më i miri në botë”, ka thënë fillimisht trajneri argjentinasi pas fitores.

“Ata bëjnë kundërsulm, vrapojnë në distancë, shënojnë nga mesi pasi kanë një sulmues të madh, prandaj fitojnë pothuajse çdo ndeshje”.

“Nuk është fat. Ata janë të mirë, por ne gjithashtu konkurrojmë mirë. Të gjitha ndeshjet tona ishin të ngushta”.

Lexo po ashtu Ancelotti tregon arsyen e humbjes dhe përmend një avantazh që Atletico kishte ndaj Real Madridit

“Është shumë e vështirë të fitosh kundër Real Madridit, ata kanë shumë opsione, prandaj fitojnë pothuajse gjithçka. Kur humbasin?”, përfundoi Simeone.

Real Madridi ka pësuar vetëm dy humbje deri më tani këtë sezon, të dyja vijnë kundër Atleticos në Wanda Metropolitano. /Telegrafi/