Site icon Telegrafi

Real Madridi është në gjendje të pres deri më 31 gusht për Kylian Mbappen

Real Madrid nuk është dorëzuar për Kylian Mbappen dhe sipas medieve spanjolle klubi mbretëror do të pres deri më 31 gusht. 

Lojtari ka super oferta nga klubi si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Arsenal, por mbretërit nuk po nguten dhe janë ende në garë.

Ata po mbajnë shpresa dhe duan që të mbesin në garë deri me 31 gusht.

I pari i Monacos, Dmitry Rybolvlev, nuk dëshiron ta shes, por nëse është i detyruar nuk do të bëjë nën çmimin e 120 milionë eurove.

Real Madridi do të pres nëse do të ketë ndonjë dalje nga klub, si ato të Alvaro Moratas ose Ronaldos, që do ta lëshonte një vend në skuadër. /Telegrafi/

Exit mobile version