Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë me yllin e Leicester Cityt, James Maddison.
23-vjeçari ka qenë i shkëlqyeshëm në sezonin aktual, duke afirmuar pozicionin e tij si një nga mesfushorët kryesorë sulmues në Angli.
Manchester Unitedi është lidhur me të, por me Leicesteri dëshiron të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe kjo lëvizje duket e pamundur.
Megjithatë, sipas medieve spanjolle, Maddison tani po lidhet me Los Blancos për të bërë një lëvizje gjatë verës.
Reali thuhet se e sheh anglezin Maddison si një zëvendësim për kroatin Luka Modric.
Mediat spanjolle raportojnë se Reali do të bëjë një ofertë prej rreth 80 milionë euro për anglezin, ndërsa Leicesteri thuhet se do afro 100 milionë euro. /Telegrafi/