Telegrafi

Real Madridi e regjistron Camavingan në Castilla, mbetet edhe një vend në skuadrën e parë – a është i rezervuar për Mbappen?

Eduardo Camavinga është futbollist i ri i Real Madridit, me 18-vjeçari që ka nënshkruar me Los Blancos deri në vitin 2027.

Gjëja mahnitëse në lidhje me transferimin ka qenë se francezi është regjistruar në faqen e internetit të Federatës së Futbollit, në mesin e lojtarëve të Real Madrid Castilla.

Nuk është rasti i parë në los Blancos, i cili tashmë e ka përdorur këtë formulë në sezonet e fundit me emra si Vinicius, Rodrygo dhe Reinier, të cilët gjithashtu luajtën me ekipin e udhëhequr nga Raúl González Blanco.

https://twitter.com/realmadriden/status/1432752543281655811

Edhe pse planet nuk përfshijnë nënshkrimin një blerje të re, ky regjistrim i lejon Real Madridit të vazhdojë të ketë edhe një kartë për ekipin e parë.

Florentino Perez dhe Jose Angel, janë duke punuar në Valdebebas, për transferimet e fundit.

Ky vend mund të jetë i rezervuar për Kylian Mbappen? A do të ndodh transferimin më i madh në këtë afat kalimtar?

Gjithçka do të dihet në orët në vijim… /Telegrafi/