Site icon Telegrafi

Real Madridi e nxjerr në shitje Lucas Vazquezin

Lucas Vazquez. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madridi ka vendosur ta nxjerr në shitje sulmuesin anësor Lucas Vazquez.

Reprezentuesi spanjoll është pjesë e ekipit të parë të Los Blancos që nga viti 2015, por që kryesisht ka qenë futbollist rezervistë.

28-vjeçari ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në verën e vitit 2021, ndërsa agjenti i lojtarit ka konfirmuar se ai është nxjerr në shitje pasi askush nga klubi nuk e ka kontaktuar për një kontratë të re.

Vazquez ka mbi 200 paraqitje në të gjitha garat për Realin, por kryesisht nga të gjithë trajnerët është përdorur si futbollistë rezervistë.

Lucas Vazquez . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Reali nuk dëshiron ta humbas pa para spanjollin dhe kësisoj ka vendosur ta nxjerr në shitje gjatë afatit kalimtar veror.

Arsenali më herët ka shprehur interesim për Vazquezin, por për të mbetën alternativë edhe skuadrat tjera spanjolle si Valencia, Sevilla dhe Villareal.

Los Blancos nga shitja e Vazquez synojnë të fitojnë rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version