Real Madridi thuhet se po e mendon seriozisht transferimin e Jadon Sacnhos nga Borussia Dortmundi në këtë afat kalimtar veror.
Los Blancos e kanë ndjekur nga afër lojën e anësorit anglez dhe po tentojnë që të transferojë atë nga skuadra gjermane.
Por, skuadra spanjolle e di se do të jetë mjaftë e vështirë të transferojnë Sanchon, pasi në garë për të janë klube si, Chelsea, Manchester United dhe Liverpooli.
Diario Sport raporton se madrilenët janë të gatshëm që të ofrojnë Achraf Hakimin që aktualisht është në huazim te Dortmundi dhe Brahim Diazin, për t’i marrë shërbimet e anglezit.
Përveç dy lojtarëve, Real Madridi është gati t’i ofrojë edhe 60 milionë euro Dortmundit për ta bindur ta lënë të lirë Sanchon.
Gjermanet mund të joshen nga kjo ofertë e mbretërve dhe ta lënë të lirë anglezin që të kalojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/