Telegrafi

Real Madridi e mbyll me spektakël fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, mposht thellë Celticun

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Celticut me rezultat 5-1 në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit që kishin siguruar kalimin tutje, fituan edhe vendin e parë në grup, hapën herët takimin.

Luka Modric shënoi nga pika e bardhë në minutën e pestë për 1-0.

Rezultati u dyfishua në minutën e 21-të me Rodrygo që shënoi sërish nga pika e bardhë për 2-0.

Celtic kishte mundësi të shënonte po ashtu me penallti, por Juranovic nuk ishte i saktë.

Me të filluar pjesa e dytë Real Madridi shënoi dy herë të tjera.

Marco Asensio shënoi në minutën e 51-të për 3-0, ndërsa pas dhjetë minutash Vinicius Junior shënoi për 4-0.

Në minutën e 71-të, ishte Fede Valverde që shënoi për 5-0, që ishte edhe goli i fundit për mbretërit.

Jota shënoi për Celticun në minutën e 84-të për rezultatin përfundimtar 5-1.

Mbretërit kanë 13 pikë dhe janë lider, ndërsa RB Leipzig me 12 pikë është i dyti.

Shakhtar kalon tutje në Ligën e Evropës si i treti, ndërsa Celtic e mbyll si u fundit dhe eliminohet nga garat evropiane. /Telegrafi/