Real Madridi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Atalantas (1-0) në kuadër të ndeshjes së kthimit të 1/8 në Ligën e Kampionëve.
Italianët e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar disa gjysmë raste të mira, por nuk arritën të gjenin rrjetën.
Në anën tjetër Real Madridi në aksion e tyre të parë konkretë arritën të shënon.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371922980410888195
Luka Modric mori një top dhe u fut në zonë, duke asistuar te Karim Benzema që shënoi për 1-0.
Duke ditur që mbretërit e kanë fituar edhe ndeshjen e parë, atëherë duken shumë afër çerekfinales. /Telegrafi/