Mesfushori Eduardo Camavinga ka bërë një debutim nga minuta e pare me Francën në ndeshje ndaj Ukrainës këtë të mërkurën në mbrëmje.
Real Madridi është vënë pas yllit të ri 17-vjeçar pasi është një nga talentët më të mirë në qarkullim.
Ai ka shkëlqyer me Rennesin dhe fitoi besimin e Didier Deschamps për dy ndeshjet e këtij muaji.
Camavinga shënoi brenda 10 minutave të ndeshjes për Francën, duke reaguar shpejt në zonën e penalltisë pasi një goditje me kokë të Olivier Giroud që u devijua nga mbrojtja.
Damn what a 1st goal from Camavinga.
— Junior Maruwa (@juniormaruwa) October 7, 2020
Por ky nuk ishte një gol i zakonshëm, sepse Camavinga shënoi në mënyrë akrobatike duke e gjuajtur topin në këndin e sipërm.
Me 17 vjet dhe 11 muaj, e bën Camavinga golashënuesin e dytë më të ri në historinë e Francës pas Maurice Gastiger që ka gjetur rrjetën në një moshë më të re në vitin 1914. /Telegrafi/