Real Madridi pritet që të transferojë një mbrojtës gjatë afatit kalimtar veror kjo për shkak të situatës së krijuar brenda klubit.
Lëndimi i rëndë që pësoi Eder Militao në ndeshjen ndaj Osasunës do të thotë se Carlo Ancelotti do të ketë vetëm Antonio Rudiger si opsion, pasi David Alaba dhe Aurelien Tchouameni nuk do të rikthehen të paktën edhe disa javë.
Sipas një raportimi nga Caught Offside, një lojtar të cilin Real Madridi po e monitoron me kujdes është Jarrad Branthwaite.
Në veçanti është Davide Ancelotti ai i cili besohet se po kërkon me çdo kusht transferimin e tij në Madrid teksa 22-vjeçari raportohet se do të largohej nga Evertoni për një shumë modeste të parave.
Në rast se drejtuesit e klubit madrilen vendosin që të bëjnë një lëvizje për Branthëaite në janar, me gjasë do të përballeshin me konkurrencë nga Manchester United, të cilët po ashtu e duan anglezin.
Branthwaite gjatë sezoneve të fundit ka fituar emër në Ligën Premier duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve më të respektuar në elitën e futbollit anglez./Telegrafi/