Site icon Telegrafi

Real Madridi e gjen alternativën e Leny Yoros në La Liga – ai kushton vetëm 15 milionë euro

Real Madridi ishin të etur për të nënshkruar me Leny Yoro gjatë kësaj vere, por ata vendosën që të mos paguajnë një shumë të madhe parash për një lojtar kontrata e të cilit skadon në vitin 2025.

Kjo bëri që në fund Yoro të mos pres më për Real Madridin dhe në skenë hyri Manchester United që e transferuan sensacionin francez.

Si rezultat, zyrtarët e ‘Los Blancos’ vendosën që të mos transferojnë një qendërmbrojtës, duke e lënë kështu Carlo Ancelottin me opsione të limituara.

Sidoqoftë, drejtuesit e klubit tashmë kanë në mendje një emër për vitin 202 dhe sipas Diario AS, një listë e ngushtë e emrave tashmë është hartuar.

Momentalisht ka dy kandidatë favoritë: Yarek Gasiorowski i Valencias dhe Vitor Reis i Palmeiras.

Të dy lojtarët konsiderohet se do të kenë një të ardhme të ndritur para vetes dhe profili i tyre është i përshtatshëm për politikën e transferimeve të klubit, ku tashmë dihet se Real Madridi synon të transferojë lojtar të rinj në moshë, t’i zhvillojë ata dhe më pas t’i shesë.

Do të jetë interesante për t’u parë se për cilin lojtar do të vendosin madrilenët, por ajo që tashmë dihet është se Real Madridit i duhet një mbrojtës duke marrë parasysh se Antonio Rudiger dhe David Alaba tashmë kanë kaluar 30-tat./Telegrafi/

Exit mobile version