Site icon Telegrafi

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Real Madridi do të jetë pa dy lojtarë kyç, Fede Valverde dhe Thibaut Courtois kur do të përballet me Real Sociedad në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey të mërkurën mbrëma.

Sipas raportimeve të shumta nga mediat spanjolle, Valverde nuk mori pjesë në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe në vend të kësaj u fokusua në rikuperim dhe fizioterapi.

Reprezentuesi uruguaian u pushua për të gjithë ndeshjen kundër Gironas gjatë fundjavës, pasi luajti në siklet kundër Manchester Cityt.

Ndërkohë pritet të pushohet edhe Courtois, me Andriy Lunin që do të zërë vendin e tij në portë.

Vendimi i menaxherit të Real Madridit, Carlo Ancelotti për të pushuar lojtarët kryesorë mund të jetë problem, por është e qartë se italiani po i jep përparësi aftësisë dhe rotacionit të lojtarëve përpara një periudhe vendimtare të sezonit. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version